Parashikimi, paralajmërimi dhe goditja ndaj rreziqeve kombëtare, janë detyrat e një shërbimi inteligjent të mirëfilltë të një shteti.
Më 24 shtator 2023, në fshatin Banjskë të Leposaviqit, ishte sulmuar Policia e Kosovës, ku kishte mbetur i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku dhe një tjetër ishte plagosur.
Një grup forcash të uniformuara serbe, nën udhëheqjen e Millan Radoiçiqit ishin futur në fshatin Banjskë me një arsenal të madh armesh, përfshirë edhe mjete të blinduara.
Por, a kishte informacione dhe paralajmërime të shërbimeve sekrete, përfshirë edhe nga AKI, për një grup të tillë?
Profesor Kolë Krasniqi dyshon se janë injoruar informacionet e shërbimeve sekrete të shteteve mike, përfshirë edhe të AKI-së.