Zogaj: LVV e PDK po bllokojnë Prishtinën, rrezikojmë t’i humbim rreth 9 milionë euro

Aktuale

Zogaj: LVV e PDK po bllokojnë Prishtinën, rrezikojmë t’i humbim rreth 9 milionë euro

Më: 3 tetor 2024 Në ora: 00:49
Alban Zogaj

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj ka akuzuar Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Vetëvendosje për bllokim të projekteve për Prishtinën dhe miratimin e buxhetit.

Ai ka thënë se janë afër të krijojnë një shumicë të re në Kuvendin  Komunal, e cila siç ka thënë ai u lëndua pas largimit të PDK-së nga koalicioni.
“Jemi shumë afër një shumice të re në Kuvendin komunal, normalisht dalja e PDK-së  e ka lindu këtë shumicë politike. E bllokojnë dhe tendencat janë për me blloku për qëllime partiake dhe të votës. Bllokimi i Prishtinës sot po vjen nga Vetëvendosje dhe PDK”, ka thënë ai.

Zogaj ka thënë se nëse nuk miratohet buxheti për kryeqytetin atëherë do t’i humbin afër 9 milionë euro.

“Ka kohë edhe pak, afati i fundit është dhjetori, nëse nuk votohet në dhjetor, atëherë kur shkon për votim në Kuvendin e Kosovës futemi në një zonë të rrezikshme, ku sipas Ligjit për qeverisje lokale nëse nuk votohet buxheti atëherë asambleja shkon në zgjedhje. I bie që ne t’i humbim rreth 9 milionë euro”, ka thënë Zogaj.

Kuvendi Komunal i Prishtinës nuk ka arritur që në seancën e fundit të miratojë buxhetin për vitin 2025 .

VV-ja dhe PDK-ja kanë akuzuar LDK-në për buxhet elektoral.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat