Haliti paralajmëron grevë në arsim nëse edhe dy ditë nuk dalin pagat

Aktuale

Haliti paralajmëron grevë në arsim nëse edhe dy ditë nuk dalin pagat

Më: 3 tetor 2024 Në ora: 08:38
Foto ilustrim

Punëtorët e arsimit në Viti ende nuk i kanë marrë pagat.

Madje ky sektor në këtë komunë paralajmëron edhe masat tjera.

Nëse edhe dy ditë nuk dalin pagat e tyre, arsimi do të hyjë në grevë.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga kryetari i Vitisë, Sokol Haliti.

“Pagat e arsimtarëve ende nuk kanë dalë. Jemi në pritje që kjo të ndodhë, në të kundërten nëse nuk dalin pagat arsimit do të futet në grevë, brenda dy ditëve”, tha ai.

Ai pati edhe kritika të mëdha për Ministrinë e Financave dhe atë të Arsimit.

“Përgjigje konkrete ende s’kemi. Po komunikojmë me email, vazhdimisht po mundohen të gjejnë arsyetime. Jo duhet ta bëjmë këtë, jo këtë”, theksoi ai.

Probleme me pagat patën edhe shërbyesit civilë, të cilëve nuk iu doli paga më 30 shtator.

U raportua se kjo ka ndodhur si pasojë e Thesarit, udhëheqësit të së cilit i kishte kaluar mandati si ushtrues detyre.

Pas emërimit të drejtorit të ri, ky problem mori zgjidhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat