Kurti takon diasporën shqiptare në Poloni

Aktuale

Kurti takon diasporën shqiptare në Poloni

Më: 3 tetor 2024 Në ora: 10:21
Foto nga takimi

Në Varshavë kryeministri Albin kurti ka diskutuar për përkushtimin e mërgatës dhe kontributin e tyre për zhvillimin e Kosovës.

“Kryeministri tha se diaspora jonë është bosht i rëndësishëm i lidhjeve tona me Poloninë, ku bashkërisht duhet të intensifikojmë përpjekjet për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe me këtë shtet”, thuhet në komunikatën e qeverisë.

Kreu i ekzekutivit, gjithashtu, ka njoftuar pjesëmarrësit edhe me takimet e mbajtura gjatë këtyre dy ditëve në kuadër të Forumit të Sigurisë të Varshavës dhe bisedat e zhvilluara me miq e partnerë.

 Kryeministri theksoi se Polonia është një partner i rëndësishëm, me të cilën synojnëë thellimin e bashkëpunimit në shkëmbime ekonomike, mbrojtje e siguri, dhe ndërveprim kulturor mes shumë fushash të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat