Butikofer: QUINT-i gaboi me Kosovën

Aktuale

Butikofer: QUINT-i gaboi me Kosovën

Më: 3 tetor 2024 Në ora: 10:21
Reinhard Butikofer

Ish-deputeti nga radhët e `Të Gjelbërve` në Parlamentin Evropian (PE), Reinhard Butikofer, ka kritikuar qasjen e shteteve perëndimore ndaj Kosovës.

Ai i ka cilësuar gabim veprimet e tyre ndaj Kosovës.

Bütikofer ka vlerësuar inkurajuese pjesëmarrjen e Kurtit në Forumin Varshavës me temë ‘Fokusi në Ballkanin Perëndimor: Lidhja e Gjeopolitikës dhe Integrimit Evropian’.

“Për të ftuar Albin Kurtin për adresim ishte një hap i mirë, i guximshëm dhe i domosdoshëm, duke sinjalizuar qartë se sa gabim është Quint në ostracizmin e tyre ndaj Kosovës”, ka shkruar ai në ‘X’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat