Komisioni për Integrim Evropian ka miratuar të enjten tri projektligje në mbledhjen e radhës. Kryetarja e këtij Komisioni, Rrezarta Krasniqi, tha se të tri këto projektligje janë në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Europian (BE).
Me gjashtë vota për dhe një abstenim është miratuar i Projektligji për regjistrin e pronarëve përfitues, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.
Me gjashtë vota për është miratuar edhe projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve të veçanta për krijimin e bazës ligjore për nxjerrjen e akteve nënligjore nga Qeveria dhe ministrat, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.
Po ashtu, anëtarët e këtij Komisioni me gjashtë vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim ka miratuar Projektligjin për harmonizimin e ligjeve të veçanta me Ligjin për kundërvajtje, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.