Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka marrë pjesë dje në Konferencën e FSK-së të titulluar “FSK dhe Partnerët 2024”.
Hargreaves tha se Britania e Madhe është krenare për rolin që ka luajtur në përparimin e FSK-së, drejt të qenit e aftë, profesionale, gjithëpërfshirëse dhe llogaridhënëse.
“Dje e përgëzova FSK-në për mbledhjen vjetore të miqve dhe partnerëve ndërkombëtarë, të përkushtuar në aspiratën e FSK-së për të ofruar siguri në Kosovë dhe Evropë”, shkroi Hargreaves.