Nagavci fajëson Komunën e Vitisë për keqmenaxhim: Po e pësojnë mësimdhënësit

Aktuale

Nagavci fajëson Komunën e Vitisë për keqmenaxhim: Po e pësojnë mësimdhënësit

Më: 3 tetor 2024 Në ora: 13:39
Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit

Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit, ka folur rreth mungesës së pagave për mësimdhënësit e Komunës së Vitisë.

Ajo e ka fajësuar Komunën e Vitisë për menaxhim jo të mirë të financave publike.

Tutje, Nagavci ka shprehur keqardhjen për “pësimin” e mësimdhënësve.

“Me sa jam informuar nga kolegët e mi, ky është një lëshim, gabim nga vetë Komuna e Vitisë dhe unë ndihem shumë keq që për shkak të menaxhimit jo të mirë të komunës… janë mësimdhënësit që po e pësojnë” – tha Nagavci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat