LDK-ja prezanton një aderim, gruan që punon në zyrën e kryeministrit

Aktuale

LDK-ja prezanton një aderim, gruan që punon në zyrën e kryeministrit

Më: 3 tetor 2024 Në ora: 14:24
Visar Azemi

Visar Azemi ka njoftuar aderimin e Ibadete Mehmetit në LDK. Në njoftim bëhet e ditur se zonja punën si Zyrtare e Lartë për Planifkim Strategjik në kryeministri.

“Ibadetja është e lindur dhe e rritur në Ferizaj. Ka mbaruar studimet ne Fakultetin Ekonomik, në Universitetin e Prishtinës, ku ka diplomuar gjithashtu edhe në Fakultetin Juridik. Po aty, aktualisht është duke vazhduar studimet postdiplomike në të Drejtën Komerciale dhe Kontrata.

Krahas zhvillimit akademik e intelektual, ajo ka një angazhim e përvojë të gjatë pune në media, institucione financiare e shtetërore. Nga viti 2000 deri në vitin 2003, ka punuar si gazetare në “Radio Ferizaj”, gazetën lokale “Fer Pres” dhe në “Radio Tema”. Pastaj, si studente në vitin 2003, është punësuar në “Kasa Bank”, tashmë “NLB Bank”, në Ferizaj.

Karrierën në sistemin bankar nga viti 2008 e ka vazhduar në bankën “TEB” në Ferizaj, për t’u transferuar tutje nga viti 2013 në Prishtinë.

Pas afro 14 vitesh eksperiencë në institucionet financiare, në vitin 2016, Ibadetja punësohet ne Zyrën e Kryeministrit, ku aktualisht shërben si Zyrtare e Lartë për Planifkim Strategjik.

Profili i saj si juriste dhe ekonomiste dhe përgatitja profesionale e përvoja e bujshme, janë jashtëzakonisht të dobishme për Lidhjen tonë. LDK është derë e hapur për kuadrot si Ibadetja, dhe angazhimi i përbashkët në këtë kohë është kontribut që u duhet vendit dhe të ardhmes së tij.

Ibadete Mehmeti është e martuar dhe është nënë e dy vajzave dhe një djali.

Suksese në rrugëtimin e përbashkët, Ibadete! Na priftë e mbara” thuhet në njoftimin e Azemit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat