Haradinaj: Ritmi i punimeve në autostradën Prishtinë – Gjilan, dëshpëruese

Aktuale

Haradinaj: Ritmi i punimeve në autostradën Prishtinë – Gjilan, dëshpëruese

Më: 3 tetor 2024 Në ora: 15:29
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se është dëshpëruese ritmi i punimeve në autostradën Prishtinë – Gjilan, ngase siç tha ai do duhej të përfundonin në vitin 2021.

Haradinaj ka kritikuar Qeverinë aktuale duke thënë se se paaftësia e tyre e ka sjellë këtë projekt në gjendje të mjerueshme.

“Në autostradën që e filluam gjatë qeverisjes sime më 2018, me gjatësi prej 22.3 km dhe e ndarë në 8 llote, në vetëm 19 muajt e parë të projektit, kanë qenë të përfunduara 47% e punimeve. Me dinamikën e asaj kohe dhe në bazë të planifikimeve tona, ky projekt do duhej të përfundonte në 2021.Pazotësia e qeverisë aktuale, këtë projekt e ka sjellur në gjendje të mjerueshme. Punimet po ecin me ritëm të ngadaltë, duke lënë Gjilanin dhe Anamoravën të izoluar. Kjo përbuzje nga pushteti qendror është e pafalshme. Qeveria aktuale jo vetëm që ka ndërprerë shumë projekte të filluara nga ne, por edhe ato që po vazhdojnë po kryhen me cilësi të dobët”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënës më 9 shkurt, qytetarët kanë mundësinë të zgjedhim një qeverisje të re që do t’i japë Kosovës zhvillimin që meriton. Me AAK-në në pushtet, Gjilani do të rikthehet në qendër të investimeve dhe projekteve kapitale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat