Ky është personi që e kërcënoi policin në stacionin policor në Fushë Kosovë, Prokurori e liron

Aktuale

Ky është personi që e kërcënoi policin në stacionin policor në Fushë Kosovë, Prokurori e liron

Më: 3 tetor 2024 Në ora: 17:25
Ilustrim

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze që eskalojnë, duke ua vështirësuar kështu punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën. Të tilla incidente ndodhin edhe në stacione policore, ku personat e përfshirë në raste të ndryshme, futen në telashe edhe me Policinë.

Kështu dyshohet se ka ndodhur mbrëmë në stacionin policor në Fushë Kosovë, ku një person po dyshohet se ka kanosur verbalisht një zyrtar policor duke e penguar në kryerje të detyrës zyrtare.

I dyshuari lidhur me këtë rast është Adem Asani, 48-vjeçar.

Sipas informacioneve të para, Asani ndodhej në stacion policor për shkak të një aksidenti në trafiku dhe gjatë kësaj kohe, pas një mosmarrëveshje e ka kërcënuar policin me fjalët “veç je me uniformë se ndryshe ishim nda unë e ti”.

Pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit nuk ka urdhëruar masën e ndalimit policor ndaj tij, por ka vendosur ta lirojë në procedurë të rregullt.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat