“Gjermania mbetet një nga aleatët më të fortë të Kosovës,” Osmani uron Ditën e Unitetit të Gjermanisë

Aktuale

“Gjermania mbetet një nga aleatët më të fortë të Kosovës,” Osmani uron Ditën e Unitetit të Gjermanisë

Më: 3 tetor 2024 Në ora: 18:10
Vjosa Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar Gjermaninë në Ditën e Unitetit, duke thënë se populli i Kosovës bashkohet me ta për ta festuar unitetin që përfaqëson kjo ditë.

Osmani përmes një postimi në rrjetin social “X”, është shprehur se Gjermania mbetet një nga aleatët më të fortë të Kosovës.

“Miqve dhe aleatëve tanë gjermanë: Urime për Ditën e Unitetit Gjerman. Sot, populli i Kosovës bashkohet me ju për të festuar forcën dhe unitetin që përfaqëson kjo ditë.

Gjermania ka qenë gjithmonë dhe mbetet një nga aleatët më të fortë të Kosovës. Marrëdhënia jonë është e bazuar në vlerat e përbashkëta demokratike, me diasporën tonë në Gjermani që shërben si një dëshmi e lidhjes gjithnjë në rritje midis vendeve tona,” ka shkruar e para e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat