Haziri: Anamoravën kjo qeveri po e dështon me qëllim

Aktuale

Haziri: Anamoravën kjo qeveri po e dështon me qëllim

Nga: H.O. Më: 3 tetor 2024 Në ora: 19:11
Lutfi Haziri

Ish kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri në një postim në Facebook shkruan se Ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu ka pranuar se premtimi për autostradën e Gjilanit ishte gabim.

Ai thotë se edhe projektet e nisur nga vetë ai, që po u referohen si ‘projektet e Lutës’ janë urdhëruar që të ndalen qe tri vite.

Haziri shkruan se Anamoravën kjo qeveri po e dështon qëllimisht.

Postimi i plotë:

Ministri i Infrastrukturës e pranoi mbrëmë se premtimi për autostradën e Gjilanit nga Kurti ishte gabim. Por, duhet, po ashtu, ta pranojë se gabim është mospranimi i dështimit në Stadiumin e Qytetit, deshtimi i ndërtimit dhe vonesa e rrugëve regjionale e impiantit për trajtim të ujërave të zeza.

Duhet ta pranojë se krejt 'projektet e Lutës', siç po u referohet ekzekutivi i Gjilanit, u urdhëruan që të ndalen qe tri vite, ndërsa tash, me fillimin e tetorit, pranohen gabimet e vonesat por edhe fillimi i tri projekteve që i lamë të gatshme.

Shantazhi dhe kërcënimi i z.Hyseni ndaj Kuvendit Konunal është mospranim i gabimeve dhe vonesave të tij në dështimet në Gjilan. Anamoravën kjo Qeveri po e deshton me qëllim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat