Vetëvendosje paralajmëron mbledhje partiake ku do të diskutojnë si kanë qeverisur

Aktuale

Vetëvendosje paralajmëron mbledhje partiake ku do të diskutojnë si kanë qeverisur

Më: 3 tetor 2024 Në ora: 19:22
Arkiv

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar mbledhje partiake, ku do të diskutohet mënyra sesi kanë qeverisur.

Kjo ngjarje partiake do të mbahet më 5 dhe 6 tetor, ku do të organzizohen edhe panele diskutimi sipas fushave programore.

Për këtë ka njoftuar Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook, të enjten.

“Këtë fundjavë, më 5 dhe 6 tetor, për dy ditë rresht Lëvizja VETËVENDOSJE! mban Këshillin e Përgjithshëm në format të zgjeruar ku janë të organizuara edhe shumë panele diskutimi sipas fushave programore.  Për këto dy ditë do të ketë një maratonë të diskutimeve mbi arritjet, pengesat, sfidat dhe dinamikën e masave në qeverisjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE”, thuhet në njoftimin e VV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat