Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka uruar Gjermaninë për Ditën e Unitetit.
Në një postim në Facebook, ai ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar për përvjetorin e unifikimit të Gjermanisë, në Prishtinë.
“Uruam ambasadorin gjerman Jorn Rohde dhe nëpërmjet tij popullin gjerman për këtë ditë historike, siç dhe e falënderuam për gjithë mbështetjen historike që Gjermania i ka dhënë Kosovës”.
“Një shtet aleat, një shtet i diasporës më të madhe shqiptare. Gëzuar unifikimin”, ka thënë Abdixhiku.