Abdixhiku për Gjermaninë: Një shtet aleat, gëzuar unifikimin

Aktuale

Abdixhiku për Gjermaninë: Një shtet aleat, gëzuar unifikimin

Më: 3 tetor 2024 Në ora: 19:57
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka uruar Gjermaninë për Ditën e Unitetit.

Në një postim në Facebook, ai ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar për përvjetorin e unifikimit të Gjermanisë, në Prishtinë.

“Uruam ambasadorin gjerman Jorn Rohde dhe nëpërmjet tij popullin gjerman për këtë ditë historike, siç dhe e falënderuam për gjithë mbështetjen historike që Gjermania i ka dhënë Kosovës”.

“Një shtet aleat, një shtet i diasporës më të madhe shqiptare. Gëzuar unifikimin”, ka thënë Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat