Analisti Sadri Ramabaja ka shprehur mendimin se sjelljet e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës po përshpejtojnë nevojën për bashkimin e shqiptarëve e Republikave (Kosovë-Shqipëri).
Ramabaja theksoi se e drejta e shqiptarëve është të ecin drejt federalizimit dhe krijimit të një federate shqiptare.
“E drejta e shqiptarëve së paku e dy Republikave tona është të ecim drejt federalizmit tonë dhe të krijojmë federatën shqiptare. Natyrisht në përputhej me procedurat dhe vullnetin e qytetarëve të dy republikave. Dhe në përputhje me të drejtën evropiane. Çështja është se kur mund të bëhet ajo, si mund të bëhet dh në ç’rrethana mund të bëhet.
Në fakt sjelljet e Brukselit në raport me Kosovën e përshpejtojmë këtë proces. Se sa më gjatë Kosova mbahet peng në procesin e integrimeve evropiane, aq më shpejt do të duhet të procedohej e një përafrimi në formën e organizmit federal”, ka thënë Ramabaja.