Automjete të blinduara dhe autoblinda për Policinë, Gacaferi: Me VV dhe GUXO forcohet shteti e jo xhepi

Aktuale

Automjete të blinduara dhe autoblinda për Policinë, Gacaferi: Me VV dhe GUXO forcohet shteti e jo xhepi

Nga: A.SH Më: 4 tetor 2024 Në ora: 06:29
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës dje ka njoftuar se është furnizuar me automjete të blinduara dhe autoblinda, të cilat shërbejnë për nevojat e këtij institucioni.

“Policia e Kosovës në kuadër të planifikimeve afatgjate dhe objektivave të parapara strategjike, për ngritje të kapaciteteve të vazhdueshme të burimeve njerëzore dhe atyre logjistike e teknologjike, parasheh që përmes realizimit të trajnimeve policore, furnizimit me pajisje logjistike e teknologjike për njësi të ndryshme policore, të mundësohet kryerja e detyrave dhe autorizimeve policore në mënyrë sa më efikase dhe efektive në interes të qytetarëve dhe vendit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Përveç furnizimit me automjete të rregullta patrulluese, Policia e Kosovës konform procedurave të parapara ligjore tani është furnizuar edhe me disa automjete policore të blinduara dhe disa autoblinda, të cilat shërbejnë për nevojat e Policisë së Kosovës”.

Anëtari i partisë GUXO, Luan Gacaferi, ka thënë se me VV dhe GUXO formohet shtet dhe jo xhepi.

“Me VV GUXO në krye të shtetit forcohet policia, forcohet ushtria, forcohet shteti e jo xhepi si me ata të 20 viteve të kaluara, qe sot kokorizin për xhep, për taxhi e për pushtet!”, shkruan ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat