Nëntë ish-ministra intervistohen nga Komisioni hetimor për tekste

Aktuale

Nëntë ish-ministra intervistohen nga Komisioni hetimor për tekste

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 06:53
Foto ilustrim

Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024 sot do të mbajë mbledhje.

Në këtë mbledhje do të bëhet intervistimi i dëshmitarëve, në këtë rast i disa ish-ministrave:  

-Hykmete Bajrami, ish ministre e Arsimit, Ramë Likaj, ish ministër i Arsimit ,Shyqeri Bytyçi, ish ministër i Arsimit, Arsim Bajrami, ish ministër i Arsimit, Ramë Buja,  ish ministër i Arsimit, Enver Hoxhaj, ish ministër i Arsimit, Bedri Hamza, ish-ministër i Financave, Besim Beqaj, ish-ministër i Financave dhe Avdullah Hoti, ish-ministër i Financave.

Ndryshe deri më tani ky komision ka mbajtur disa mbledhje dhe ka pasur përplasje pozitë-opozitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat