Kurti: Serbia është zëri i Rusisë, Kosova është sukses i NATO-s

Aktuale

Kurti: Serbia është zëri i Rusisë, Kosova është sukses i NATO-s

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 07:35
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Serbia është zëri i Rusisë, ndërsa Kosova është sukses i NATO-s.

Kryeministri Kurti, në një intervistë për mediumin polak Polsat, ka folur për kërcënimet ndaj Kosovës.

"Serbia është, si të thuash, zëri i Rusisë," tha ai.

Kurti shtoi gjithashtu se Kosova është një sukses i NATO-s, në të cilin Polonia ka luajtur një rol të rëndësishëm. "Ne jemi kampionë në Ballkan," ka deklaruar ai.

Kryeministri Kurti foli gjithashtu për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat