Haradinaj tregon nëse do të bëhet president dhe nëse do të bëjë koalicion me Kurtin

Aktuale

Haradinaj tregon nëse do të bëhet president dhe nëse do të bëjë koalicion me Kurtin

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 09:05
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka treguar nëse do të synojë të marrë postin e presidentit të Kosovës, ashtu siç është përfolur në muajt e fundit.

Ai ka thënë se nuk është perfekt, por ka shtuar se është njeri që i kryen punët e Kosovës dhe se për këtë i besojnë edhe aleatët e shtetit.

“Nëse do ta udhëheq qeverinë e Kosovës që do të jetë hera e tretë, nuk ka rëndësi kur vjen posti i presidentit a do të dalë apo do ta marr sepse është folur shumë. Nuk ka shumë rëndësi. Ajo që kam dëshirë është që ta nxjerrë Kosovën prej ku është sot, për këtë e kërkoj votën e qytetarit, që ta anëtarësojmë Kosovën në NATO sepse mendoj se çlirohemi në çështjet e sigurisë, zgjidhen përjetësisht për ne, pastaj zgjidhen çështjet ekonomike. Njohja nga Serbia për mua është shumë më pak se hyrja në NATO sot”, ka thënë Haradinaj.

“Aleanca nuk e ndihmon që Kurti të vazhdojë si kryetar Qeverie. Aleanca nuk e ndihmon një mandat të radhës të Kurtit. Nuk na duhet [pozita e kryeministrit] nuk na vyen. Është i mallkuar ai që i ndihmon këtij që të mbetet edhe një ditë kryetar i qeverisë. Mos e harroni këtë fjalë që e thash”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat