Sveçla: Policia jonë po fuqizohet për çdo ditë

Aktuale

Sveçla: Policia jonë po fuqizohet për çdo ditë

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 09:19
Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka mirëpritur furnizimin me pajisje të reja të Policisë së Kosovës.

Sveçla derisa ka shpërndarë pamjet e Policisë së Kosovës, ai ka shkruar se fuqizimi po bëhet çdo ditë.

“Policia jonë po fuqizohet për çdo ditë. Punë të mbarë policëve tanë”, thotë ministri përmes një postimi në Facebook.

Ndryshe, Policia e Kosovës (PK), në përputhje me objektivat strategjike dhe planifikimet afatgjata për ngritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore, logjistike dhe teknologjike, ka nisur furnizimin me pajisje të reja për njësitë e saj.

PK thotë se këto masa synojnë të rrisin efikasitetin dhe efektivitetin e kryerjes së detyrave policore në interes të sigurisë së qytetarëve dhe vendit.

“Nga themelimi i saj, Policia e Kosovës ka ndjekur politika të vazhdueshme për përmirësimin e infrastrukturës policore, duke përfshirë furnizimin me automjete, që janë thelbësore për përmbushjen e misionit të saj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat