Intervistohet nga Prokuroria Ridvan Muharremi i rezervave shtetërore

Aktuale

Intervistohet nga Prokuroria Ridvan Muharremi i rezervave shtetërore

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 10:14
Ridvan Muahrremi

Mëngjesin e sotëm, është parë duke hyrë në objektin e Prokurorisë Speciale në Prishtinë Ridvan Muharremi i rezervave shtetërore.

Për çka dyshohet Ridvan Muahrremi?

Ridvan Muharremi, sipas akuzave të Prokurorisë, është akuzuar për ndihmën e tij në shkeljen e ligjit nga zyrtarët e MINT, Irfan Lipovica dhe Haviz Gara.

Ai akuzohet për krijuar kushte të kundërligjshme që të ndihmonte në negociatat e tyre me kompanitë turke dhe polake për blerjen e grurit, vajit dhe sheqerit.

Sipas akuzave të Prokurorisë, Muharremi kishte arritur të negocionte blerjen e 10 tonëve grurë nga Turqia, me një vlerë prej 4 milionë 834 mijë e 778 euro.

Muharremi, bazuar në akuza, del të jetë figura kyçe në të negociuarit e kushteve të kontratave me operatorët ekonomikë për blerjen e rezervave shtetërore.

Gjithashtu, Muharremi më parë kishte pasur marrëveshje kontraktuale dhe marrëdhënie biznesi me këto kompani.

“Dhënie e ndihmës në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 lidhur me nenin 33 të Kodit Penal”, është vepra penale me të cilën ngarkohet i dyshuari Ridvan Muharremi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat