Vitia tregon se ku ka mbetur situata me Ligjin për çmimet e barnave

Aktuale

Vitia tregon se ku ka mbetur situata me Ligjin për çmimet e barnave

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 10:53
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka filluar raportimin në Komisionin për shëndetësi në Kuvendin e Kosovës, lidhur me planin legjislativ të MSH-së si dhe investimet në infrastrukturë.

Vitia para deputetëve ka deklaruar se pothuajse shumica e projekteve legjislative janë kryer nga takimi i fundit që ka pasur me deputetët në komision.

Ai ka thënë se të gjitha proceset reformatore janë të bazuara në analiza dhe evidenca, gjë që sipas tij nuk është aplikuar më herët dhe prandaj gjendja nuk kishte pësuar ndryshime por vetëm rikthim mbrapa.

“Në legjislacion deri tani përmes qeverisë janë proceduar katër ligje dhe 20 akte nënligjore nga Ministria e Shëndetësisë”, ka thënë Vitia.

Ai ka deklaruar ndërkaq se janë rrugës për të filluar zbatimin e Ligjit për çmimet e barnave, ndërsa ka kërkuar nga deputetët përkrahje për miratimin e Ligjit për frytnimin e asistuar mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat