Punonjësit e arsimit të Vitisë protestojnë për mos daljen e pagave

Aktuale

Punonjësit e arsimit të Vitisë protestojnë për mos daljen e pagave

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 11:23
Protesta

Punonjësit e arsimit të Komunës së Vitisë sot kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës.

Kjo për shkak të vonesës së pagave për muajin shtator.

Problemi me paga ka krijuar polemika mes Komunës dhe Ministrisë së Financave, të cilat kanë akuzuar njëra-tjetrën për këtë problem.

Sipas Komunës së Vitisë, arsyeja për vonesën e pagave ka lidhje me çështje politike, ndërsa Ministria e Financave deklaron se përgjegjësia është e Komunës, e cila, sipas tyre, nuk ka bërë korrigjimet e nevojshme që janë kërkuar nga Ministria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat