Haradinaj për deklaratën e Hovenierit: E trishtueshme për Kosovën me thënë ata që e bombarduan Serbinë për ty

Aktuale

Haradinaj për deklaratën e Hovenierit: E trishtueshme për Kosovën me thënë ata që e bombarduan Serbinë për ty

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 11:28
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka komentuar deklaratën e ambasadorit Jeff Hovenier që bëri bujë gjatë javës së kaluar kur tha se “mos urinoni në dyert e klubit ku doni të hyni”.

Haradinaj ka thënë se zyrtarët e SHBA-së janë duke u sjellë deri diku mirë me Kurtin sepse e dinë dhimbjen dhe të kaluarën e Kosovës.

“Institucionet e Amerikës nuk e lëshojnë Kosovën, por të gjithë kanë problem me njeriun që po e bën para derës së atyre që ua ka nevojë dhe besoni se këto janë serioze. Mënyra si e tha ishte e ulët. E ulët për Kosovën me thënë ata që e kanë bombarduar Serbinë për ty”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se e njeh mirë ambasadorin e SHBA-së, Jeff Hovenier dhe se ai nuk e ka thënë me qejf atë deklaratë.

“Jeff Hovenier është njeri i edukuar. Është i ndershëm, i sjellshëm, është intelektual në mënurn e tij të komunikimit. Dhe ai është pjesë e krejt angazhimeve amerikane që nga 99’-ta e deri më sot. Ai nuk e ka thënë atë prej qejfit, e ka thënë se i ka plas diku dhe nuk e ka thënë me qejf”, ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat