Nënshkruhet tenderi 1.1 milionë euro për ndërtimin e Stacionit të Policisë në Zubin Potok

Aktuale

Nënshkruhet tenderi 1.1 milionë euro për ndërtimin e Stacionit të Policisë në Zubin Potok

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 11:44
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka nënshkruar sot kontratat për ndërtimin e objekteve të Stacionit të Policisë së Kosovës dhe Agjencisë për Regjistrim Civil (ARC) në Zubin Potok.

Pas anulimit të një procedure paraprake, Zyra e Prokurimit të Policisë në ri-tenderim e përzgjodhi konsorciumin fitues të tenderit.

Bazuar në njoftimin e Policisë në platformën e-prokurimi, konsorciumi fitues i kontratës është ai i përbërë nga kompanitë “Beni Com” Sh.P.K. dhe “Olti Trasing” Sh.P.K..

Vlera e përgjithshme e kontratës së dhënë është 1.1 milionë euro.

Ky tender ka për qëllim punët e ndërtimit të stacionit policor, një projekt i rëndësishëm për infrastrukturën e sigurisë në këtë pjesë të Kosovës, veçanërisht, duke pasur parasysh rëndësinë strategjike të Zubin Potokut, një zonë në veri të Kosovës me sfida të ndjeshme të sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat