Rexhepi shpreh ngushëllimet e Qeverisë së Kosovës pas vërshimeve në Bosnje

Aktuale

Rexhepi shpreh ngushëllimet e Qeverisë së Kosovës pas vërshimeve në Bosnje

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 14:12
Bosnja

Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtave të Njeriut, Emilija Rexhepi, ka shprehur ngushëllimet në emër të Qeverisë së Kosovës për familjarët e viktimave pas vërshimeve në Bosnje-Hercegovinë.

Nëpërmjet një reagimi në facebook, Rexhepi ka thënë se bashkëndjen me ta se dhe se kjo tragjedi i ka tronditur thellë.

“Në emrin tim personal dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet e viktimave, si dhe uroj për forcë dhe këmbëngulje në përballimin e kësaj tragjedie të rëndë.

Dhimbja juaj është dhimbja jonë dhe në këto momente trishtimi dhe pasigurie, mendimet tona janë me ju”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat