Osmani takon Macronin: Kosova mbetet e përkushtuar për fuqizim të pozitës ndërkombëtare

Aktuale

Osmani takon Macronin: Kosova mbetet e përkushtuar për fuqizim të pozitës ndërkombëtare

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 14:54
Vjosa Osmani, është pritur në takim nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë e Francës, Brigitte Macron.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur në takim nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë e Francës, Brigitte Macron.

Në një postim në Facebook, ajo ka publikuar një fotografi nga pritja që i është bërë, me ç’rast ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar për bashkëpunim dhe fuqizim të pozitës ndërkombëtare.

“Pritja nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Zonja e Parë, Brigitte Macron dhe Sekretarja e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë Louise Mushikiëabo në Samitin e krerëve të shteteve të Frankofonisë.

Kosova mbetet gjithnjë e përkushtuar për bashkëpunim dhe për fuqizim të pozitës së saj ndërkombëtare”, ka shkruar Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat