​Bajrami: Jam e ftuar në cilësinë e ish-ministres së Arsimit, e po më pyetni për atë të Financave

Aktuale

​Bajrami: Jam e ftuar në cilësinë e ish-ministres së Arsimit, e po më pyetni për atë të Financave

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 15:21
Hykmete Bajrami

Ish-ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami, ka raportuar në Komisionin Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve dhe mjeteve mësimore.

Bajrami pati përplasje me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Mirlinda Tishukaj, pasi kjo e fundit tha se Bajrami është ftuar në cilësinë e ish-ministres së Financave.

Për këtë, Bajrami tha se ftesën për komision e ka marrë për të raportuar në cilësinë e ish-ministres së Arsimit.

Ajo u pyet për koston e ndarë për blerjen e librave shkollor në kohën kur ajo mbante pozitën si ministre e Financave, porse Bajrami potencoi se nuk i ka këto të dhëna.

Bajrami: Nuk më kujtohet sa kanë qenë planifikimet për libra

“Prapë po e them ftesën në komision e kam pasur, për të ardhur dhe për të raportuar në cilësinë e ish ministres të Arsimit. Kështu që këto të dhëna unë nuk i kam. Nëse do ta kisha ditur unë do t’i kisha nxjerrë. Po e them edhe një gjë, planifikimin e buxhetit për libra, nuk e bënë Ministria e Financave nuk e bën as sot nuk e ka bërë as në të kaluarën...Po i kthehem periudhës në të cilën kam qeverisur në ministrinë. Është data 4 shkurt deri më datën 4 qershor të vitit 2020...Ekskluzivisht gjatë kësaj periudhe jam marrë me mësimin online. Nuk më kujtohet sa kanë qenë planifikimet për libra. Gjatë periudhës sime nuk ka pasur kohë për tu furnizuar me libra sepse viti shkollor 2019-2020 veçse ka qenë i përfunduar dhe më pas e ka marrë ministri tjetër”, tha Bajrami.

Ndërkaq, deputetja nga LVV-ja, Arjeta Fejza pyeti Bajramin nëse gjatë kohës sa ishte ministre e Arsimit është diskutuar për stoqet e grumbulluara të librave nëpër shkolla. Përveç kësaj, Bajrami u pyet nëse është iniciuar ndonjë diskutim për tekst alternativ.

Lidhur me këto, Bajrami tha se nuk i kujtohet të jetë diskutuar për këto çështje.

Barjami: Nuk më kujtohet që kemi diskutuar për stroqet e grumbulluara të librave

Mua personalisht nuk më kujtohet që kemi diskutuar, ndonjë takim lidhur me këtë...”, tha Bajrami.

Pyetje pati edhe nga deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu nëse ka pasur ndonjë ankesë sa i përket furnizimit me libra shkollorë gjatë kohës kur Bajrami po mbanë postin e ministres së Arsimit.

Bajrami tha se gjatë kësaj përudhe, kur ishte edhe pandemia, e vetmja çështje që është diskutuar ishte mungesa e materialit shkollor duke përfshirë lapsat dhe fletoret për nxënësit. Ajo tregoi se në kohën e pandemisë Covid-19, kishte kufizime dhe ishin të mbyllura libraritë dhe vendet e tjera alternative ku mund të blihej materiali shkollor.

Bajrami: Kur pandemia, e vetmja çështje që është diskutuar ishte mungesa e materialit shkollor

“Të vetmen çështje që është diskutuar në atë kohë në MASHT ka qenë për shkak të vendimit të qeverisë për mbylljen e maketeve dhe të gjitha librarive tjera. Prindërit ankoheshin se për ta zhvilluar mësimin, fëmijët po ngelin pa material shkollor. Thoshin se nuk po kemi mundësi as të blejmë lapsa e as fletore”, theksoi Bajrami.

Përplasje mes deputetes Bajrami dhe Tishkuaj pati edhe në fund të intervistimit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat