Mësohet identiteti i policit që dyshohet se e plagosi aksidentalisht nënën e tij në Prishtinë

Aktuale

Mësohet identiteti i policit që dyshohet se e plagosi aksidentalisht nënën e tij në Prishtinë

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 16:14
Ilustrim

Një polic ka plagosur mesditën e sotme aksidentalisht nënën e tij në Prishtinë.

Mësohet se bëhet fjalë për Samir Pacollin.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:20, kemi marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Mukadeze Lika-Muhaxheri” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga arma e zjarrit është lënduar një person. E lënduara është dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat