Vjen komandanti i ri i KFOR-it, italiani i katërmbëdhjetë që e udhëheq misionin e NATO’s në Kosovë

Aktuale

Vjen komandanti i ri i KFOR-it, italiani i katërmbëdhjetë që e udhëheq misionin e NATO’s në Kosovë

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 16:36
Foto nga vendi i ngjarjes

Komandanti i ri i KFOR-it, major gjenerali Enrico Barduani, ka ardhur në Kosovë, i cili do ta marrë detyrën zyrtarisht më 11 tetor. Barduani do të jetë komandanti i 14-të italian që do të udhëheqë misionin e NATO’s në Kosovë.

Ai u prit “ngrohtësisht” nga ambasadori i vendit të tij në Kosovë, Antonello De Riu.

Për ardhjen e tij ka njoftuar ambasada italiane në Kosovë.

Ambasadori De Riu sot e mirëpriti ngrohtësisht komandantin e ri të KFOR’it, major gjeneral Enrico Barduani, i cili zyrtarisht merr drejtimin më 11 tetor. Kjo shënon herën e 14-të të udhëheqjes së misionit të NATO-s, duke riafirmuar përkushtimin tonë të palëkundur ndaj sigurisë në Kosovë”.

Barduani pason komandantin turk, Ozkan Ulutash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat