Tomë Gashi: Skandal nëse Ridvan Muharremi nuk do intervistohej, lidhja e tij me Kurtin përmes restorantit

Aktuale

Tomë Gashi: Skandal nëse Ridvan Muharremi nuk do intervistohej, lidhja e tij me Kurtin përmes restorantit

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 18:45
Avokati Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi e ka quajtur të drejtë intervistimin e biznesmenit Ridvan Muharremi nga Prokuroria Speciale, duke theksuar se do të ishte një skandal nëse ky veprim nuk do të ndodhte.

Gashi ka shtuar se Muharremi nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me kryeministrin Albin Kurti, përveç faktit se restoranti i tij ndodhet pranë shtëpisë së Kurtit.

“Ridvani nuk është i afërt më kryeministrin Kurti por me mu. Për shkak se e njohe prej fëmijërisë. E kam shok. E afërsia me Kurtin si kryeministrin është restauranti që e ka aty afër dhe, që kryeministri që e ka shtëpinë aty. Sa më e lartë është figura është magnet për media. Sepse në shohim njerëz që bëjnë skandale dhe askush nuk i përmend. Nëse emri është më i madh është magnet për media”.

“Prokuroria asgjë nuk ka gabuar. Bile kishe me qenë skandal në vetvete nëse nuk do e thirret Ridvani me marrë në pyetje. I kishe bërë ti një 27 emisione, pse se morën në pyetje, ky ka pas kontrata me kudo që kanë qenë. Prokuroria e ka atë detyrë… në momentin që është parë dyshimi Prokuroria edhe personat që i fton me i marrë në pyetje e ka me vërtetu një dyshim a është i bazuar apo me heq një njollë”, ka thënë Gashi në TV Dukagjini.

Biznesmeni Muharremi është intervistuar gjatë së premtes nga Prokuroria Speciale për dyshime rreth ndërmjetësimit të kundërligjshëm në blerjen e rezervave shtetërore nga Turqia dhe Polonia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat