Canaj thotë se marrëdhëniet mes Qeverisë së Kosovës dhe të Gjermanisë janë të ftohura

Aktuale

Canaj thotë se marrëdhëniet mes Qeverisë së Kosovës dhe të Gjermanisë janë të ftohura

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 19:13
Ish-diplomati, Blerim Canaj

Ish-diplomati, Blerim Canaj ka komentuar marrëdhëniet mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Gjermanisë.

Sipas tij, këto marrëdhënie janë ftohur. Kështu ka deklaruar ai në, emisonin “Ditari", teksa theksoi se CEFTA pa Procesin e Berlinit nuk ka kuptim.

“Marrëdhëniet e Gjermanisë me Kosovën natyrisht që janë të mira, mirëpo duket që marrëdhëniet e Qeverisë gjermane me Qeverinë e Republikës së Kosovës janë goxha të ftohura“ – ka thënë Canaj.

“Kjo natyrisht, CEFTA, Procesi i Berlinit,  e pse CEFTA, atëherë fare e thjeshtë për shkak se Procesi i Berlinit pa CEFTEN nuk ka kuptim do tëthotë nuk mund të ecin, një shtet që nuk është anëtar i CEFTA-s vështirë që mund të ecë me Procesin e Berlini”, – shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat