Objekti i zjarrfikësve në Zveçan duke u rinovuar, kryetari Peci: Ky investim ka rëndësi të jashtëzakonshme

Aktuale

Objekti i zjarrfikësve në Zveçan duke u rinovuar, kryetari Peci: Ky investim ka rëndësi të jashtëzakonshme

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 21:21
Pamje nga takimi

Objekti i zjarrfikësve në Zveçan është duke u rinovuar.

Gjatë ditës së sotme këtë objekt e ka vizituar kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, i cili ka thënë se ky investim ka rëndësi të jashtëzakonshme, shkruan Telegrafi.

“Sot kemi vizituar objektin e zjarrfiksave në Komunën e Zveçanit, i cili po rinovohet me fondet tona të dedikuara për këtë qëllim të shumëpritur! Ky investim ka rëndësi të jashtëzakonshme, jo vetëm për avancimin e kushteve të punës për stafin tonë të zjarrfikësve, por gjithashtu për sigurinë e komunitetit tonë”, ka thënë kryetari Peci.

Sipas tij, renovimi i këtij objekti do të krijojë një ambient të përshtatshëm dhe funksional.

“Renovimi i këtij objekti do të krijojë një ambient të përshtatshëm dhe funksional, duke siguruar që stafi i zjarrfikësve të ketë të gjitha mjetet dhe resurset e nevojshme për të qenë në gjendje gatishmërie për intervenime në rast të emergjencave”, ka thënë tutje ai.

Kryetari i Komunës së Zveçanit është shprehur se një ambient i ri do të kontribuojë në punën më efikase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat