Më 30 tetor, KS i OKB-së debaton për Kosovën

Aktuale

Më 30 tetor, KS i OKB-së debaton për Kosovën

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 22:15
Pamje nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit për Kosovën. Në foto: Presidentja e Kosovës (majtas), Vjosa Osmani dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq. Foto: UN

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të debatojë për Kosovën më 30 tetor.

Kështu është vendosur në agjendën e KS të OKB-së.

Këtë informatë e ka shpërndarë Pascale Christine Baeriswyl nga Zvicra, e cila mban presidencën e radhës të organit prej 15 anëtarësh për tetor.

“Do të ketë gjithashtu ‘pjesëmarrje të nivelit të lartë’ në konferencën e 30 tetorit mbi Misionin e Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK)”, tha ndër të tjera zvicerania.

Si rëndom, shtetet anëtare të KS të OKB-së duhet të pranojnë një raport, i cili do të prezantohet në seancë nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe Carolyn Ziyade, Shefja e Misionit të UNMIK-ut.

Seanca e fundit në të cilën është diskutuar raporti gjashtëmujor është mbajtur më 22 prill ku Kosova ishte përfaqësuar nga presidentja Vjosa Osmani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat