Zemaj: Largimi i Radoiçiqit ka ndodhur në sytë e qeverisë Kurti

Aktuale

Zemaj: Largimi i Radoiçiqit ka ndodhur në sytë e qeverisë Kurti

Më: 4 tetor 2024 Në ora: 23:31
Armend Zemaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka thënë se largimi i Milan Radoiçiqit nga Kosova ka ndodhur në sytë e Qeverisë Kurti.

Në emisionin “Info Nata”, ai ka thënë se operacionin në Banjskë e kanë kryer Policia e Kosovës, teksa përmendi edhe heroin Afrim Bunjaku i cili u vra gjatë detyrës, por që sipas Zemajt, Radoiçiq do të duhet të ishte i arrestuar, e jo i lirë.

“Largimi i Radoiçiqit ka ndodhur në sytë e Qeverisë Kurti“ – tha Zemaj

“Këtë operacion e kanë kry djemt dhe vashat e Policisë së Kosovës, kemi edhe hero i cili në këtë përballje e ka dhënë jetën, por vlerësimin politik edhe të menaxhimit ai do të duhej të ishte i kapur,do duhej të ishte i arrestuar” – ka thënë Zemaj.

Tutje Zemaj ka folur edhe për reagimet e ndërkombëtare rreth çështjes së veriut, teksa i quajti shqetësuese reagimet e tyre.

Deputeti i LDK-së, theksoi se askush nuk është kundër sundimit të rendit dhe ligjit në veri të vendit, apo intervenimeve të domosdoeshme të Policisë së Kosovës por që këto tema nuk duhet të banalizohen.

“Reagimet janë shqetësusese dorën në zemër, mendoj që jo vetëm Kurti si kryetar i Vetëvendosjes po Kurti si kryeministër i Kosovës duhet t’i trajtoj ndryshe, nuk kemi thënë asnjëherë që jemi asnjëherë kundër sundimit të rendit dhe të ligjit në atë pjesë ose intervenimeve të domosdoshme të Policisë së Kosovës ose shtrirjes së sovranitetit, ligjshmërisë , temat të cilat mundohen mi banalizu se ata janë kundër, këta po e përkrahin..” – deklaroi Zemaj.

Zemaj përmendi edhe premtimet e Kurtit para zgjedhjeve.

Sipas tij, Kurtit nuk i beson askush, sepse siç tha ai Kurti ‘kur ka ardh në pozitë kushtëzimet nuk i ka respektuar’, teksa shtoi se Kurti ka shkuar në dialog dhe ka rënë në grackën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, e që sipas tij populli i Kosovës është tashmë duke i vuajtur pasojat.

“Si beson kush para zgjedhjeve zotri Kurtit, zotri Kurti ka pasur kushtëzime në opozitë se kur është ardh në pozitë asnjë nga këto kushtëzime nuk i ka respektuar, ai ka thënë se nuk do të shkojë në dialog me kriminelin Vuçiq pa e njoftë Republikën e Kosovës, jo që ka shku në dialog po ka ra në grackën e tij në shumë tema dhe sot jemi tu i vujt ato pasoja“ – u shpreh Zemaj.

Në Tëvë1, Zemaj përmendi edhe marrëveshjen e Ohrit, ku e quajti ‘marrëveshje e keqe’.

“Mos ta harrojmë marrëveshjen e keqe të Ohrit, mos t’i harrojmë ato dy pikat që kanë me na nejtë në qafë për vite e vite deri sa ta krijojmë një figurë tjetër të mbështetjes demokratike të këtyre vendeve për t’i eleminuar, statusi i Kishës Ortodokse Serbe dhe vetmenaxhimi për komunitetin serb nuk janë asgjë tjetër veq janë autonomi për serbët e Kosovës“ – përfundoi Zemaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat