Kurti: Kosova sot është shumë më mirë sesa qe e gjetëm në pranverës e vitit 2021

Aktuale

Kurti: Kosova sot është shumë më mirë sesa qe e gjetëm në pranverës e vitit 2021

Më: 5 tetor 2024 Në ora: 12:03
Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje njëherësh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Këshillin e Përgjithshëm të VV-së, tha se Kosova sot është shumë më mirë sesa qe e gjetëm në pranverës e vitit 2021.

Ai u shpreh se vendi ynë është në rrugë të mbarë për zhvillim të gjithanshëm dhe siç tha ai, për përparim të vazhdueshëm.

“Kosova sot është shumë më mirë sesa qe e gjetëm në pranverës e vitit 2021 dhe njëkohësisht është në rrugë të mbarë për zhvillim të gjithanshëm e për përparim të vazhdueshëm”.

“Jemi zotuar për punësim dhe drejtësi, këtë e bëm dhe po e bëjmë për çdo ditë me krejt çfarë dijmë e mundemi”, u shpreh Kurti.

Ai gjithashtu tha se kjo vjeshtë gjen Kosovë me 425 mijë të punësuar,  ndërkaq siç tha ai, kur filluan të qeverisinin, Kosova kishte 350 mijë të punësuar..

"Secili e secila, të gjithë së bashku, kjo vjeshtë andaj e gjen Kosovë me 425 mijë të punësuar, ndërkaq kur filluam të qeverisimin, Kosova kishte 350 mijë të punësuar”.

“Këta 75 mijë të punësuar më shumë për 3 vjet e gjysmë, nuk do të arriheshin, pa u rritur ekonomia dhe pa shpërndarjen që kemi bërë në fushat e ndryshme, por gjithnjë me qëllimin e njëjtë, t’i përkrahim njerëzit për jetesë sa më të mirë, për të drejtat e tyre, për mirëqenien e tyre”, u shpreh tutje Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat