Osmani publikon fotografi nga darka e organizuar nga Macroni për krerët e shteteve Frankofone

Aktuale

Osmani publikon fotografi nga darka e organizuar nga Macroni për krerët e shteteve Frankofone

Më: 5 tetor 2024 Në ora: 12:19
Foto nga takimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë disa fotografi nga Pallati Elysee në Paris.

Ajo së bashku me bashkëshortin e saj kanë qëndruar në darkën e organizuar nga presidenti Emmanuel Macron për krerët e shteteve Frankofone.

“Mbrëmë në Pallatin Élysée në Paris, në darkën e organizuar nga Presidenti Emmanuel Macron për krerët e shteteve të Frankofonisë”, ka shkruar Osmani.

Ndryshe, Osmani ka marrë pjesë në hapjen e samitit të krerëve të shteteve të Frankofonisë në Francë së bashku me liderë të tjerë botërorë.

Presidentja ka deklaruar se “Kosova mbetet gjithnjë e përkushtuar për bashkëpunim dhe për fuqizim të pozitës së saj ndërkombëtare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat