Haradinaj viziton familjen e heroit Ismet Rrahmani: Liria s’na erdhi pa çmim, pa gjakun e më të mirëve tanë

Aktuale

Haradinaj viziton familjen e heroit Ismet Rrahmani: Liria s’na erdhi pa çmim, pa gjakun e më të mirëve tanë

Më: 5 tetor 2024 Në ora: 13:55
Fotografi e publikuar nga Daut Haradinaj.

Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka vizituar sot familjen e heroit të kombit, Ismet Rrahmani nga Açareva.

Daut Haradinaj ka thënë se Açareva e shumë luftëtarëve dhe heronjve, po i lartëson figurat e bijve dhe bijave të saj.

“Është privilegj për mua të vizitoj familjen që i dha kombit tonë heroin Ismet Rrahmani.  Açareva e shumë luftëtarëve dhe heronjve vazhdon të lartësojë figurat e bijve dhe bijave te saj mënyren më të mirë të mundshme. Ramushi dhe Destani, vëllezërit e heroit tonë Ismetit, me pritjen dhe bujarinë e treguar, sikur e ka zakon shqiptari, dëshmuan se këto vlera nuk ishin të rastësishme, por burojnë thellë nga tradita e jashtëzakonshme e këtij vendi të shenjtë”, ka thënë Daut Haradinaj.

Ai ka shtuar se kujtimet që ruan kulla e kësaj familje, janë histori e Kosovës brez pas brezi dhe u shpreh se liria nuk na erdhi pa çmim.

“Kujtimet që ruan kulla e familjes Rrahmani, janë histori e Kosovës brez pas brezi. Liria nuk na erdhi pa çmim, pa gjakun e më të mirëve tanë. Lavdi e përjetshme Ismet Rrahamanit dhe të gjithë të rënëve në altarin e lirisë”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat