​Çeku: Rezultatet në veri nuk i kanë dëmtuar raportet e Kosovës me miqtë e saj

Aktuale

​Çeku: Rezultatet në veri nuk i kanë dëmtuar raportet e Kosovës me miqtë e saj

Më: 5 tetor 2024 Në ora: 15:23
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku tha se ndër lajmet e rreme që më së shpeshti janë dëgjuar është që rezultatet e arritura në veri gjatë qeverisjes Kurti kanë dëmtuar raportin e Kosovës me miqtë ndërkombëtarë.

Këtë deklaratë Çeku e tha në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, derisa çka shtoi se këto pretendime nuk qëndrojnë dhe se nuk janë aspak të vërteta.

Sipas tij, në takimet e zhvilluara jashtë vendit thuhet se “Kosova është në të drejtën e saj, vazhdoni me këmbëngulësi për të mbrojtur sovranitetin sepse është e drejtë e juaja”.

Çeku: Rezultatet në veri nuk kanë dëmtuar raportin e Kosovës me miqtë ndërkombëtarë

“Besoj që një nga lajmet e rreme më të shpeshta që i kemi dëgjuar. Njëherë nuk kanë dashur t’i pranojnë rezultate në veri, e pastaj kanë thënë edhe nëse janë arritur ato e kanë dëmtuar raportin e Kosovës me miqtë ndërkombëtarë. Kjo nuk qëndron aspak, nuk është e vërtetë… Unë po ua sjell vetëm një disponim nga takimet e shumta që kemi zhvilluar edhe jashtë edhe në Kosovë në forume ndërkombëtare të social demokratëve me shumë parti politike… dhe nëse bëjmë një përmbledhje se çfarë na thuhet në këto përmbledhje, ndonjëherë edhe jo publike është kjo ‘Kosova është në të drejtën e saj, vazhdim me këmbëngulësi për të mbrojtur sovranitetin sepse është e drejtë e juaja”, tha Çeku.

Çeku tregoi se nesër në ditën e dytë të këshillit, bashkë me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci do të marrin pjesë në panelin për arsim dhe kulturë, ku do të diskutojnë mbi planet për katër vitet e ardhme të qeverisjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat