Murati: Kemi bërë punë që qeverive të kaluara për 20 vite nuk iu ka shkuar mendja

Aktuale

Murati: Kemi bërë punë që qeverive të kaluara për 20 vite nuk iu ka shkuar mendja

Më: 5 tetor 2024 Në ora: 17:14
Ministri i Financave Hekuran Murati

Ministri i Financave Hekuran Murati tha se gjatë këtyre vite qeverisje janë kryer punë të cilat qeveritë e kaluar për 20 vjet nuk kanë arritur t’i kryejnë.

Ai përmendi rritjen e bruto prodhimit vendor, formalizmin e punëtorëve të padeklaruar, subvencionimin e kredive, shtesat e fëmijëve dhe lehonave, krijimin e platformës “Superpuna” ndër premtimet e realizuara gjatë këtij mandati.

Në kuadër të panelit për ekonomi në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, Murati theksoi se synim për vitin 2025 është që bruto prodhimi vendor të vazhdojë të rritet me ritmin e njëjtë.

Murati: Për herë të parë BPV e Kosovës do të tejkalojë nivelin 10 miliardë euro

“Për herë të parë në vitin 2024 Bruto Prodhimit Vendor i Republikës së Kosovës do të tejkalojë nivelin prej 10 miliardë eurosh. Ne e kemi marrë me diku 6.7 miliardë euro Bruto Prodhimin Vendor dhe synimi për vitin 2025 është që të vazhdohet me ritmin e njëjtë… Punëtorët e padeklaruar kemi synuar t’i formalizojmë dhe kjo ka pasur një arsye konkrete. Sepse fillimisht duke i formalizuar punëtorët edhe kemi arritur të kemi kontrata dhe t’i sigurojmë të drejtat e tyre, kemi rritur formalizmin dhe pagesën e taksave ndaj shtetit, por në anën tjetër kemi detyruar bizneset që të rrisin pjesën e shpenzimit edhe në bilancin e tyre, në pasqyrën e tyre financiare… Te zhvillimi ekonomik jemi përqendruar, ka qenë edhe premtim i yni që do të mundohemi që ta ndryshojmë paradigmën të zhvillimit ekonomik dhe si konceptohet. Kur ne e kemi marrë mandatin në fillim kanë qenë 180 milionë euro të papaguar për shpronësime dhe mbi 170 milionë euro fatura më të vjetra se 30 ditë që nuk ishin paguar”, tha Murati.

Ministri i Financave theksoi se për herë të parë në Qeverinë Kurti një rëndësi të veçantë kanë pasur punësimi i të rinjve dhe shtesat për lehonat e papunësuara.

Murati: Askujt më herët nuk i ka shkuar mendja për shtesat e lehonave të papunësuara

“Kemi pasur subvencionime të kredive, buxhetin e kemi përdorur për subvencionim të kredive investues e kemi përdorur për rritjen e fondit për garanci kreditore, pra për ta rritur qasjen e bizneseve në financa...Për 20 vjet askush nuk ka bërë asgjë përkundër premtimeve të mëhershme. Ka qenë hera e parë që jo që e kemi shtuar shtesat e fëmijëve por edhe i rritëm brenda një mandati. Janë shtesat për lehonat, gratë e papuna për të cilët askujt më herët nuk i ka shkuar mendja. Në 20 vitet e kaluara çdoherë është përmendur se si rinia jonë është resursi ynë kryesor, por asnjë qeveri nuk ka bërë asgjë. Për herë të parë në qeverinë tonë, e kemi edhe punësimin e të rinjve si traget kryesor, që rezultat kemi pasur Superpunën”, potencoi Murati. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat