​Rizvanolli: Investimet në efiçencë të energjisë kanë qenë rekord gjatë mandatit tonë

Aktuale

​Rizvanolli: Investimet në efiçencë të energjisë kanë qenë rekord gjatë mandatit tonë

Më: 5 tetor 2024 Në ora: 18:09
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se investimet në efiçencë të energjisë kanë qenë rekord gjatë këtij mandati qeverisës. Derisa përmendi se këto investime përfshijnë 112 ndërtesa publike, ku kanë përfituar 60 mijë qytetarë.

Për këto arritje dhe të tjera, Rizvanolli foli në kuadër të panelit për ekonominë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes.

Ajo potencoi se synim ka qenë që masat e ndërmarra në kohën e krizave energjetike të mundësojnë investime afatgjata dhe të mbrojnë qytetarët.

Rizvanolli: Janë bërë investime të efiçencës në 112 ndërtesa publike

“Përderisa kriza energjetike sigurisht që e ka dominuar veçanërisht dy vitet e para të mandatit, kemi bërë maksimumin që qytetarët të mbrohen, veçanërisht grupet e cenueshme. Këtë e kemi bërë me një gamë shumë të gjerë dhe kreative të masave nga Ministria e Ekonomisë, por edhe nga ministria e Financave…Synim i yni gjatë dizajnimit të masave ka qenë të mos jenë masa me efekte të menjëhershme, por të mundësojnë investime të cilat kanë efekte afatgjata dhe të cilat qojnë mbrojnë edhe shprehitë e qytetarëve për të mirë… Kemi arritur që t’i përshpejtojmë shumë më shumë sesa që i kemi pasur një program të qeverisë masat e efiçencës. Investimet në efiçencë të energjisë kanë qenë rekord gjatë mandatit tonë. Janë bërë investime të efiçencës në 112 ndërtesa publike si shkolla, kopshte të fëmijëve, institucione shëndetësore me mbi 60 mijë qytetarë që përfitojnë nga kjo”, tha Rizvanolli.

Përveç kësaj, ministrja e Ekonomisë tha se në kuadër të projekteve për burimet e ripërtërira të energjisë do të kenë minimum rreth 600 megavat të rinj.

Ajo potencoi se deri në fund të këtij viti pritet rreth 42 mijë familje të përfitojnë nga skema për subvencionim me pajisje efiçiente të ngrohjes dhe pajisjeve elektro-shtëpiake.

Rizvanolli: Kemi filluar për herë të parë subvencionimin për izolim të shtëpive

“Kemi dizajnuar një skemë për subvencionim të familjeve për pajisje efiçientë të ngrohjes dhe pajisjeve elektro-shtëpiake nga të cilat deri më tani kanë përfituar 31 mijë familje. Ndërsa, deri në fund të këtij viti presim që të bëhet deri në 42 mijë kjo shifër. Kemi filluar për herë të parë subvencionimin për izolim të shtëpive. Kemi targetuar familjet që kanë jetuar në një shtëpi dy vjet e më shumë e nuk e kanë pasur shtëpinë e izoluar…Burime të ripërtërira të energjisë veçse i kemi vënë në fazat e pesë-gjashtë projekteve të mëdha prej të cilave do të kemi minimum 570 megavat të reja prej të cilave minimum 170 bateri ndërsa 400 megavat burime të ripërtërira të energjisë”, theksoi Rizvanolli. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat