Ҫun Lajҫi citon fjalët e Adem Jasharit: I keni thyer të gjitha urat që ndërtova; Rama ia ktheu shpinën Albinit, s’na bën konak si Saliu

Aktuale

Ҫun Lajҫi citon fjalët e Adem Jasharit: I keni thyer të gjitha urat që ndërtova; Rama ia ktheu shpinën Albinit, s’na bën konak si Saliu

Nga: H.O. Më: 5 tetor 2024 Në ora: 19:32
Ҫun Lajҫi

Artisti Ҫun Lajҫi në shkrimin e tij të radhës në facebook ka ‘cituar’ disa fjalë kinse të komandantit legjendar Adem Jashari, që i erdhën në ëndërr.

Ai shkruan se si komandati i tha se ‘e kam ditur se do t'i thyeni të gjitha urat që i ndërtova’.

Tutje, Lajҫi shkruan se komandanti i tha që ‘dy dekada keni vrapuar ta rehatoni vetveten, gruan, vëllanë, kushëririn e s'keni pjerdhur për atdheun. Atdheut ia keni rrjepur lëkurën dhe tani s'keni ku të fshiheni më! Mos ikni’, shkruan ai.

Postimi i plotë:

E kam ditur se do t'i thyeni të gjitha urat që i ndërtova!

Tani që u rehatua natyra, tani që u pajtua me gjethet e zverdhuara, t'kuqe, t'kuqrremta, t'thata që e mbulojnë trotuarin ku rri unë me ca libra koti dhe një çifteli pa tela, tani edhe dielli u palua ndër re të zeza dhe fronin sikur ia dorëzoi murlanit! Ndër bjeshkë, fluskat e bardha fluturojnë mbi thepa, ndër fusha shi me shekë! Ushtojnë malet e zeza, gurgullojnë përrojet, shenat bëhen lumej e shtazët e egra shfrytëzojnë mjegullat! Unë shoh ëndrrat në Dardani! Flas me dardhën që hedh kokërrat në barin e gjelbëruar nga shiu vjeshtor.

Sa vite po bëhen? - e pyes, që thith ujë nga toka ku kalbën eshtrat e të parëve! I mban mend të gjithë ata që erdhën shakull mbi supe njerëzish?

Në kokën time cullake, bën tak-cak dardha e zbutur dhe rrokotelet shpatit.

Kthej fytyrën kah qielli dhe qesh me degët që s'i mbajnë kokërrat.

Kështu pikoi edhe Cen Selimi! Edhe Sadiku, Alia, Shekja! Kështu, si kokërrat tua, ranë në tokë dhe u kalbën Isufi, Ajshja, Bubulina...

Tani nuk qesh! Tani qaj dhe kokërr dardhe përsëri pikon në tullën time!

Ik! Mos rri nën dardhë! Mos ha kokërrat e kalbura se të vie era tokë, them dhe ndërrroj krahun në shtratin e ngrohtë. Shpatullat m'janë ftoh ngaqë jorgani me via ishte i ngushtë për t'mi mbuluar shpatullat e mia!

Prap gjumi dhe prap ëndrrat! Pema që bën hije mbi kokën time, rrëzohet. Rrëzohem edhe unë; pa shpirt, bie mbi libra. Mbi çifteli bie koka tullace. I thehet bishti. Telat zhurmojnë vajshëm. Njerëzit nxitojnë t'i marrin librat, të mos përgjakën. Një grua ma bën gjëmën, një djalë ma hap varrin, një qen mi lëpin plagët dhe zgjohem! Marr kokën time, marr bishtin e thyer të çiftelisë dhe bërtas; - Kush po iu thotë se unë kam vdekur? Mos ikni! Tani s'keni ku të shkoni. Rama ia ka kthyer shpinën Albinit: - S'na bën konak si Saliu! Amerika është mërzitë me rrenat tona; - të duam, s'të duam... Dy dekada keni vrapuar ta rehatoni vetveten, gruan, vëllanë, kushëririn e s'keni pjerdhur për atdheun. Atdheut ia keni rrjepur lëkurën dhe tani s'keni ku të fshiheni më! Mos ikni! Unë jam Ademi, pa mjekërr e flokë, që m'përdoret sa herë patet nevojë ti mbuloni hajnitë e flliqësitë! Harruat çka tha të Verrat e Llukës, bac Antoni? - Trimëria s'është veç me vra! Nuk vjedhet shtëpia! Pa miq nuk bëhet dasma as lufta!

Mua më ngrihen shpatullat dhe çohem. Marr kuferin me libra dhe dal në shesh të Ibrahimi! Ia shpjegoj ëndrrën dhe ai qesh me mua!

E kam ditur se do t'i thyeni të gjitha urat që i ndërtova! Tash durojeni shiun e breshrin, por vështirë të mos kalbeni!

4 tetor 2024

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat