​Durmishi: Kemi ulur borxhet e shpronësimeve

Aktuale

​Durmishi: Kemi ulur borxhet e shpronësimeve

Më: 5 tetor 2024 Në ora: 20:28
Pamje nga takimi

Zëvendësministri i MMPHI-së Hysen Durmishi në panelin për infrastrukturë, banim dhe mjedis të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ka bërë të ditur se kanë ulur borxhet e shpronësimeve nga qeverisjet e kaluara.

Ai ka përmendur edhe problemin e mirëmbajtjes së rrugëve duke thënë se kanë ulur koston e shpenzimeve dhe kanë rritur numrin e rrugëve që mirëmbahen në nivel të vendit.

Durmishi: 97 milionë euro “avulluan” gjatë qeverisjeve të kaluara

“Po ju them juve këtu dhe të gjithë atyre që na dëgjojnë se që nga 2010 e deri më 2021, për 11 vite, përveç autostradës Prishtinë-Shkup, nuk është bërë asnjë rrugë nacionale, asnjë e vetme, kurse autostrada Prishtinë-Shkup, e dini si ka përfunduar me 53 milionëshin e famshëm e 44 milionëshin e famshëm, që janë 97 milionë euro, të cilat janë avulluar prej buxhetit të shtetit për punë që nuk janë bërë dhe janë zhvilluar procedura gjyqësore. Ne kemi gjetur 182 milionë euro borxhe në Ministri vetëm për shpronësime, deri më tash kemi identifikuar 12 rrugë që nuk janë shpronësuar asnjëherë...”, ka thënë Durmishi.

Duke folur rreth projekteve për ndërtimin e rrugëve Prishtinë-Mitrovicës dhe Prishtinë-Podujevë, zëvendësministri Durmishi tha se punimet pritet të përfundojnë deri në fund të këtij viti, përkatësisht deri në shkurt të vitit të ardhshëm.

Ai po ashtu bëri të ditur se janë duke bërë hartimin e projektit për zgjerimin e rrugës Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren, ku janë diskutuar me këto komuna për të përcaktuar trasenë në mënyrë që të fillojë realizimi i këtij projekti segment pas segmenti vitin e ardhshëm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat