Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj ka kritikuar mbledhjen e sotshme të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosjes.
Ai me ironi tha se përformanca e folësve ishte e dobët.
Tutje ai tha se “aktori Kurti në ditët ne vazhdim mbase del me nje autokritike”.
“Sa ishte çmimi për pjesëmarrje në Stand-UP komedinë e VV? Performanca e aktorëve dëgjova se ishte shumë e dobët. Sipas kritikëve, e vetmja pjese qe kishte shkelqyer ishin duartrokitjet e publikut dhe ovacionet dhe bertima te paartikuluara per aktorin kryesor. Aktori Kurti në ditet ne vazhdim mbase del me nje autokritike”, tha ai.