​Valon Hoti: Po na sulmojnë sepse kemi ndalur keqpërdorimet

Aktuale

​Valon Hoti: Po na sulmojnë sepse kemi ndalur keqpërdorimet

Më: 5 tetor 2024 Në ora: 20:46
Valon Hoti

Shefi i kabinetit të ministrit të MMPHI-së Valon Hoti ka folur rreth punës që po kryhet nga kjo ministri.

Ai në panelin për infrastrukturë, banim e mjedis në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje iu është kundërpërgjigjur sulmeve të opozitës ndaj MMPHI-së, të cilat sipas tij, po vijnë për shkak se kanë ndalur keqpërdorimet.

Hoti: Nuk e kanë bërë që 20 vjet rrugën për Pejë, po e bëjmë ne

“Po na sulmojnë se askush nuk po ua thonë që 20 vjet nuk e kanë përfunduar rrugën Prishtinë-Podujevë brenda mandatit, nuk e kanë kryer rrugën për Mitrovicë, jemi duke e bërë ne... Nuk e kanë bërë që 20 vjet rrugën për Pejë, po e bëjmë ne. Ata kanë bërë aty vetëm ku kanë pasur prona të veta dhe kanë bërë shpronësime”, ka thënë Hoti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat