Këta janë dy të dyshuarit që plagosën 38-vjeçarin në Mitrovicë, po kërkohen nga Policia

Aktuale

Këta janë dy të dyshuarit që plagosën 38-vjeçarin në Mitrovicë, po kërkohen nga Policia

Më: 6 tetor 2024 Në ora: 07:09
Foto nga vendi i ngjarjes

Dje është raportuar për një incident që ka ndodhur në Mitrovicë, ku një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën “Shemsi Ahmeti”.

Meida mësoi se personi që mbeti i plagosur është Ismajl Hyseni rreth 38-vjeçar nga Vaganica e Mitrovicës, i cili mbeti i lënduar nga arma e zjarrit.

Ndërkaq, media ka mësuar edhe emrat e dy personave të dyshuar që plagosën Hysenin e që janë vëllezër, Arbnor (23) dhe Arben Hyseni (31).

38 vjeçari dyshohet se u plagos në të dyja këmbët dhe se rasti ndodhi te dyqani i autopjesëve “Besi”.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka filluar kërkimin intensive për kapjen e të dyshuarve.

Tutje rasti është cilësuar “Vrasje e rëndë në tentativë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat