​Nagavci: Për herë të parë filluam arsimin dual në 12 profile

Aktuale

​Nagavci: Për herë të parë filluam arsimin dual në 12 profile

Më: 6 tetor 2024 Në ora: 12:25
Ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci

Ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci në ditën e dytë të Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, ka thënë se mësimin dual për herë të parë e ka filluar Qeveria aktuale. Në mësimin dual sot janë 12 profile, ku 1500 nxënës 50 për qind të kohës kalojnë praktikën në biznese.

Nagavci, ka thënë se përveç praktikës këta nxënës edhe paguhen.

Nagavci: Përtej kësaj ata realizojnë edhe pagesë

“Ndonëse ka qenë e paraparë me ligj zhvillimi i mësimit dual, deri në kohën kur ne e kemi marrë mandatin, nuk ka pas në asnjë shkollë, në asnjë komunë, implementim të mësimit dual, sipas sistemit që e kemi tani, sipas sistemit të vendeve gjermano folëse. Ne kemi filluar të realizojmë mësimin dual fillimisht në vitin 2022 dhe sot që po flasim i kemi 12 profile. Filluam vitin e parë me katër profile me bashkëpunim edhe me kompanitë dhe bizneset dhe tani i kemi të konsoliduar 12 profile të cilat po implementohen suksesshëm. Janë diku rreth 1500 nxënës të cilët po vijojnë mësimin dual dhe të cilët gjatë shkollimit të tyre 3 vjeçar, 51 për qind të kohës të shkollimin e kryejnë në kompanitë dhe ndërmarrje, duke i zhvilluar kështu kompetencat e tyre praktike dhe përtej kësaj ata realizojnë edhe pagesë”, ka thënë Nagavci.

Ajo ka theksuar se përveç 12 profileve, tashmë Ministria e Arsimit ka finalizuar dhe korrikuluar 10 profile të reja, të cilat do të hapen ditëve në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat