Aksidenti me tre të vdekur, Sveçla shpreh ngushëllime familjeve të viktimave

Aktuale

Aksidenti me tre të vdekur, Sveçla shpreh ngushëllime familjeve të viktimave

Nga: A.SH Më: 6 tetor 2024 Në ora: 13:20
Xhelal Sveçla

Mbrëmë ishte natë tragjike për tre të rinjë që humbën jetën në aksident në Liqeni e Badovcit.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, përmes një shkrimi në Facebook, ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave.

Ai apelon të gjithë qytetarët për vozitje të kujdesshme në mënyrë që të shmangim dhe të mos përsëriten aksidente të tilla.

Postimi i plotë:

Mbrëmë pas mesnatës në një vetaksident gjeten vdekjen tre të rinj, prej të cilëve dy tashmë janë identifikuar.

Në vend të ngjarjes menjëherë pas aksidentit ka intervenuar Policia e Kosovës e cila me ndihmën e FSK-së dhe zjarrëfikësve ka nxjerrë veturën nga Liqeni i Badovcit dhe trupat e të ndjerëve. Aktualisht, ekspertët e fushës janë duke bërë hetime për shkakun e aksidentit.

Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe në këto momente të rënda për ta jemi në krah të tyre.

Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve për vozitje të kujdesshme në mënyrë që të shmangim dhe të mos përsëriten aksidente të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat